+355 67 40 41 001 dashamir.elezi@hotmail.com

Kushtet dhe Termat

Kushtet dhe termat e përgjithshme te donacioneve

(Version September 2018)

Ju po i dhuroni inovatorit të pavarur “Dashamir Elezi – Projekti Fourcellina” (me brevet nr.
WO2013026073 Pirun dyfish i perthyer), me regjistrimin e saj në WIPO dhe Shqipëri.
“Dashamir Elezi – Projekti Fourcellina” aktualisht është produkt i një shpikje të pavarur.

1. Termat dhe kushtet e donacionit
1.1. Këto kushte dhe terma donacioni vlejnë për çdo dhurim të bërë për Projektin Dashamir Elezi – Fourcellina.
1.2. Dashamir Elezi – Projekti Fourcellina rezervon të drejtën për të ndryshuar kushtet dhe termat e dhurimit të mëparshëm.

2. Të drejtat dhe detyrimet e Dashamir Elezi – Projekti Fourcellina
2.1. Çdo pagesë e bërë nga një donator i bëhet “Dashamir Elezi – Projekti Fourcellina” dhe do të përdoret nga “Projekti Dashamir Elezi – Fourcellina” për një qëllim që i korrespondon misionit dhe vizionit të vetë projektit.
2.2. Rimbursimet nuk janë të mundshme.
2.3.“Projekti Dashamir Elezi – Fourcellina” do të marrë masat e duhura për të siguruar transferimin e të dhënave në kuadër të këtij veprimi.
2.4. Personat të cilët janë të autorizuar në emër të Dashamir Elezi – Projekti Fourcellina për të aksesuar këto të dhëna janë të detyruar të respektojnë konfidencialitetin, me përjashtim të rasteve kur lejohet ligjërisht.

3. Të drejtat dhe detyrimet e donatorit
3.1. Donatori nuk mund të pretendojë asnjë të drejtë tjeter nga një donacion përveç atij “Dashamir Elezi – Projekti Fourcellina” që do të përdorë donacionin për qëllimin e lartpërmendur.
3.2. Për të qenë në gjendje të bëjë një donacion donatori duhet të jetë 18 vjeç ose më shumë , në rast të kundërt duhet të ketë pëlqimin e prindërve.
3.3. Donatoret duhet të tregojnë saktësisht emrin dhe identitetin e tij / saj.
3.4. Donatori do ta bëjë donacionin duke përdorur mjetet që ai / ajo mund të disponojë dhe të ketë kontroll.

4. Privatesia
4.1. Projekti Dashamir Elezi – Fourcellina përpunon të dhënat personale të ofruara nga donatori në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore në fuqi, duke përfshirë në veçanti rregullat bazë nën Aktin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
4.2. Këto të dhëna personale përpunohen nga “Projekti Dashamir Elezi – Fourcellina” me qëllim të zgjedhjes se donacioneve sic nënkuptohen në këto kushte, për kryerjen e aktiviteteve të marketingut sa i përket misionit dhe vizionit te projektit Fourcellina (përveç nëse donatorët tregojnë ndryshe), si dhe per te mundesuar përmbushjen e detyrimeve ligjore.

5. Përgjegjësitë sociale
5.1. Ne pranojmë donacione vetëm kur nuk burojnë nga aktivitete jo ligjore apo nga puna e personave minorenë.

6. Baza Ligjore
5.1. Ekskluzivisht ligji shqiptar zbatohet për donacionin tuaj dhe për këto kushte dhe terma donacioni.
5.2. Ofertat janë të vlefshme për sa kohë që produktet ose shërbimet përkatëse janë në magazinë.
5.3. Nëse ndodh ndonjë konflikt nga këto kushte apo terma, Gjykatat në Shqipëri janë ekskluzivisht te autorizuara për të vendosur mbi këtë konflikt.